Karabinierët ne Città della Pieve arrestuan dy shtetas shqiptarë, që pasi iu bë shenjë të ndalonin makinën bënë manovra dhe shtuan shpejtësinë, ndërkohë që më parë kishin hedhur drogën nga dritarja. Mediat italiane shkruajne se ata me pas e braktisen mjetin dhe ia mbathen me vrap ne kembe, por policia mundi qe t’i ndalonte.

Shqiptaret, emrat e te cileve nuk behen te ditur jane te moshes 30 dhe 32 vjec dhe ata u tradhtuan nga levizja e menjehershme qe bene sapo pane karabinieret. Policia pa se njeri prej tyre hodhi disa pako nga dritarja, te cilat me pas u gjeten dhe ishin doza kokaine. Nga kontrolli personal doli se ata kishin me vete shume para qe nuk ishin ne gjendje t’i justifikonin.