Nuk ka zgjatur shumë aventura e dy shqiptarëve në Holandë, të cilët mundën të vjedhin një kamion, por u pikasën nga policia. Në ndjekje të tyre, ata janë përplasur me policinë.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në autostradën A67, kur dy shqiptarët kanë vjedhur kamionin dhe kanë tentuar t’i shpëtojnë policisë. Pasi autoritetet vunë re se diçka nuk shkonte me kamionin, i kërkuan shqiptarëve që të ndalonin për kontroll, por ata u larguan me shpejtësi. 

Menjëherëoficerët janë vënë në ndjekje të tyre, teksa shqiptarët kanë ecur për një distancë dhe më pas kanë ndalur kamionin duke u përpjekur të largohen.

Policia ka qëlluar në ajër, për t’i paralajmëruar shqiptarët dhe kanë mundur të arrestojnë njërin prej tyre, teksa tjetri është larguar.