Policia e Krujës ka arrestuar në flagrancë një shtetas dhe ka nisur procedimin në gjendje të lirë një tjetër pasi kanë kanosur me armë një person. Sekuestrohet një armë gjahu, fishekë dhe dorezë përforcuese grushti.

Në pranga ka rënë shtetasi Bujar Qerrushi 34 vjeç, banues në Tiranë ndërsa procedohet në gjendje të lirë i vëllain e tij, shtetasi A.Q. 31 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasit e mësipërm, në fshatin Larushk, Krujë në bashkëpunim me njëri – tjetrin, për motive të dobëta kanë kanosur më armë gjahu shtetasin A.Xh.57 vjeç, banues në Krujë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e shtetasve të proceduar penalisht janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale materiale:

• armë gjahu tip Shotgan;

• 20 fishekë çifte;

• thikë ;

• dorezë përforcuese grushti.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale "Kansoja" në bashkëpunim dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta "parashikuar në nenet 84, 25 dhe 279 të Kodit Penal.