Një bari 26-vjeçar shqiptar u gjet i vdekur në Kilkis. Mediat greke bëjnë me dije se bariu u gjet në Luginën e Kilkis nga një banor i zonës.

Sipas policisë, mundësia e një krimi, apo vrasjeje është përjashtuar. Dyshimet e para të policisë tregojnë se ai është goditur nga një rrufe.