Gjendet një makinë e djegur në Rrëshen.

Automjeti është gjetur nga forcat e policisë rreth orës 13:30 në zonën e njohur si Kodër Rrëshen. 

Dyshohet se ky automjet është përdorur nga autorët e vrasjes së Armando Gjinit, të cilët më pas i kanë vënë flakën për të humbur gjurmët e krimit.