Xhesina Gega është vajza, e cila u aksidentua mbrëmjen e sotme në rrugën “Xhanfize Keko”.

Nga raportimet mësohet se ajo është 23 vjeçe dhe ndodhet spitalin e Traumës, ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe gjendja e saj paraqitet e rënduar.

Automjeti tip “Benz” që shkaktoi aksidentin drejtohej nga Jehon Breçani, 19 vjeç, i cili është ndaluar nga policia.

Aksidenti ndodhi rreth orës 19:15, ku makina luksoze nën drejtimin e 19-vjeçarit Jehon Breçani, dyshohet se për shkak të shpejtësisë doli nga rruga dhe përplasi vajzën 23-vjeçare dhe më pas u përplas me një pemë që ishte buzë rrugës.

23-vjeçarja për disa minuta qëndroi në trotuar, ndërsa ndihmën e parë e mori nga kalimtarë të rastit, të cilët edhe njoftuan ambulancën.