Një 53-vjeçar është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në afërsi të lumit Devoll në Gramsh. 

Mësohet se viktimë është Besnik Tabaku, i cili është larguar ditën e djeshme nga banesa dhe familjarët nuk dinin gjë për fatin e tij.

Ende nuk dihen shkaqet, ndërsa policia dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet për rastin.

Nga burimet zyrtare bëhet me dije se në trupin e 53-vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune, çka dyshohet se vdekja mund të ketë ndodhur për shkaqe natyrale.

Kanë qenë vetë familjarët, të cilët i janë drejtuar për ndihmë policisë, por për fat të keq 53-vjeçari u gjet sot pa shenja jete në vendin e quajtur Çekrez.