Një 45-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim nga drejtësia italiane është kapur me arrestuar me qëllim ekstradimi.

Mësohet se në pranga ka përfunduar shtetasi Elton Mema, nga Kavaja i cili është dënuar me 14 vite burg nga gjykata e Firences për veprën penale "Vrasja me paramendim".

NJOFTIMI I POLICISË

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në bashkëpunim me Interpol Tirana, pas një pune të mirëorganizuar, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasit E.M, 45 vjeç, banues në Kavajë, i cili shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Firences / Itali, në vitin 2002 e ka dënuar me 14 vjet burg për veprën penale “Vrasja me paramendim", të parashikuar nga neni 575 i Kodit Penal Italian.

Veprimet e mëtejshme për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë, do të kryhen nga ZQK Interpol Tirana.