I shpërthen mina menjëherë, vdes 55-vjeçari

13/04/2018 - 07:42

Gjatë pasdites së të enjtes në minierën e kromit gjatë punës, është dëmtuar duke gjetur vdekjen e menjëhershme shtetasi P. M., rreth 55 vjeç, banues në Burrel.

Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor shkuan në vendin e ngjarjes, ku nga verifikimet paraprake kanë konstatuar se në minierën e kromit në Cërujë-Klos, shtetasi i lartëpërmendur me detyrë zjarrmëtar, gjatë punës për vendosjen e minës për të hapur vendin, dyshohet se një minë ka shpërthyer menjëherë duke mos i lënë kohë të largohet, dhe për pasojë i ka shkaktuar vdekjen e menjëherëshme.

NJOFTIMI I POLICISË:

Klos

Informacion paraprak

Rreth orës 18.40, salla operative e policisë Mat, ka marrë njoftim se në minierën e kromit gjatë punës është dëmtuar duke gjetur vdekjen e menjëherëshme shtetasi P. M, rreth 55 vjeç, banues në Burrel.

Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor shkuan në vendin e ngjarjes ku nga verifikimet paraprake kanë konstatuar se në minierën e kromit në Cërujë-Klos, shtetasi i lartëpërmendur me detyrë zjarrmëtar, gjatë punës për vendosjen e minës për të hapur vendin, dyshohet se një minë ka shpërthyer menjëherë duke mos i lënë kohë të largohet, dhe për pasojë i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes dhe së bashku me Prokurorin e Gatshëm të Prokurorisë Mat, po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Nga dosja e Prokurorisë, zbradhet edhe mënyra se si vepronte mafia e tokave në zonën e Lezhës.

Policia e Shtetit ka arrestuar përkohësisht një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Më 3 tetor, tre persona sulmuan një shqiptar në rrugën “Kusterëiesstrasse”, në Bilten GL.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një pikë servisi makinash në Elbasan u përfshi nga flakët ku për pasojë u dogjën disa automjete.

Disa makina janë djegur gjatë natës pasi ka rënë zjarr në një pikë servisi dhe shitjesh automjetesh.

Një e moshuar 74-vjeçare u gjet e vrarë në mënyrë mizore në një apartament në Frauenfeld (TG) të Zvicrës.

Një 34-vjeçar i shpallur në kërkim ka rënë në prangat e policisë, pasi kanosi me armë zjarri një të ri.

Mjeti i administratorit të njësisë Farkë ka rënë pre e një sulmi me lëndë plasëse.

Policia Rrugore tregon një vëmendje më të theksuar për shkeljet e Kodit Rrugor nga ana e drejtuesve të mjeteve përgjatë fundjavës.

Një gomone e përmbysur është gjetur pranë ishullit të Sazanit në Vlorë.