I vodhën nën kërcënimin e armës makinën luksoze dhe 6000 franga zvicerane pushuesit në Durrës, në pranga 3 persona

13/08/2020 - 13:15

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar "Ndjekja".

I vodhën nën kërcënimin e armës, automjetin luksoz dhe 6000 franga një shtetasi me banim në Zvicër, i cili kishte ardhur për pushime në Durrës, por përfundojnë në prangat e Policisë.

Falë reagimit profesional dhe në kohë të shërbimeve të DVP Durrës dhe Komisariatit të Policisë Durrës, në kuadër të operacionit u kapën dhe u vunë në pranga 3 shtetas, 2 prej tyre me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve ndaj personit dhe në fushën e vjedhjes së pronës.

Gjatë operacionit u bllokua në cilësinë e provës materiale mjeti i vjedhur.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Durrës, me marrjen e njoftimit ne në afërsi të një marketi te Shkëmbi i Kavajës, një shtetasi me banim në Zvicër i kishin marrë mjetin nën kërcënimin e armës dhe ishin larguar, menjëherë organizuan punën dhe falë reagimeve të shpejta e profesionale, në kuadër të operacionit policor të koduar "Ndjekja", bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasve:

K. R., 33 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprat penale "Vjedhja" dhe "Vrasje në rrethana të tjera cilësuese" mbetur në tentativë, pasi në vitin 2013, në qytetin e Vlorës, ka tentuar të vrasë me mjet prerës (thikë), shtetasin S. P. dhe ka plagosur me thikë shtetasin Sh. D. 

H. S., 40 vjeç, banues në Durrës, i dënuar në Itali për veprën penale "Vrasja” dhe në Shqipëri për veprat penale “Vjedhja” dhe "Armëmbajtja pa leje".

Në vijim të veprimeve u arrestua dhe shtetasi G. D., 42 vjeç, banues në Durrës.

Shtetasit H. S. dhe K. R. dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, nën kërcënimin e armës, i kanë marrë automjetin tip "Audi Q5" dhe 6000 franga zvicerane, shtetasit B. F., 33 vjeç dhe janë larguar me shpejtësi në drejtim të Kavajës ku kanë kërkuar ndihmën e shtetasit  G. D., për t’i ndihmuar që të fshihnin makinën pasi po i ndiqte Policia.

Dy shtetasit, për t’i shpëtuar Policisë, kanë braktisur mjetin dhe janë larguar, por janë kapur bashkë me shtetasin G. D., pas ndjekjes dhe punës profesionale të kryer nga shërbimet e Policisë.

Gjatë operacionit shërbimet e Policisë sekuestruan në cilësinë e provës materiale automjetin e shtetasit B. F., si dhe po punohet për gjetjen e shumës së frangave të vjedhura nga dy shtetasit e arrestuar. 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprime të mëtejshme.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një shqiptar 30-vjeçar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi u kap me kokainë.

Gjykata e Durrësit ka dhënë sot masën e sigurisë "arrest me burg" për 39-vjeçarin që kryente marrëdhënie seksuale me vajzën e bashkëshort

Pasi gjykata e dënoi me 21 vite burg pasi akuzohet për trafik ndërkombëtar droge, Arbër Çekaj, pronari i kompanisë ‘Arbi Garden’ në Mamin

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim një 24-vjeçare, e cila kishte shkuar në një banesë në Kashar me pretekstin për të lypur, por kish

Një 45-vjeçar me precedentë të mëparshëm penal është arrestuar këtë të martë nga Policia e Tiranës.

Vijon puna për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, sekuestrohen rreth 12 kg kanabis, një në pranga

Aksidenti i rëndë që ndodhi mesnatën e së dielës në Petritoli, Itali, ku humbi jetën një 10-vjeçar shqiptar ka tronditur komunitetin e zo

Mbrëmjen e sotme, rreth orës 19:30, në Sukth, Durrës, një mjet me drejtuese shtetasen L.H., është përplasur me një mjet tip "Volkswagen",

Policia e Sarandës ka shpallur në kërkim 24-vjeçarin Kosta Kaca.