Një 34-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tepelenës, pasi akuzohet për zjarrvënie të qëllimshme.

Edmond Rodi, banues në fshatin Luzat, Tepelenë ka vendosur zjarr në vendin e quajtur “PALAHOR”, në kodrat e fshatit Luzat, ku si pasojë është djegur një sipërfaqe prej dy hektarësh kullot me shkurre.

Sipas njoftimit të policisë ngjarja ka ndodhur ditën e diel.