Një infermier shqiptar, 41 vjeç ka vjedhur kartën e bankomatit të një pacienti, i cili ka ndërruar jetë nga Covid-19. Ngjarja ka ndodhur në Itali, në Bergamo.

Infermieri shqiptar, në bashkëpunim me të fejuarën e tij 21-vjeçare, ka marrë kartën e pacientit 66-vjeçar dhe ia ka zbrazur të gjithë llogarinë, raporton Il Messaggero. Italiani ka nderruar jete me 18 prill, por familjaret e tij kane vene re levizje te pazakonta me llogarine bankare te te ndjerit.

Nga llogaria bankare e të vdekurit ishin marrë plot 6 mijë euro. Familjaret bene denoncimin ne polici dhe karabinieret, permes hetimit, arriten te zbulonin shqiptarin dhe bashkepunetoren e tij.

Infermieri shqiptar u arrestua dhe bashkë me të u vu në pranga edhe e fejuara e tij, një vajzë 21 vjeçe.