Ish-kreu i Këshillit të qarkut Kukës, Abedin Oruçi është përplasur me policinë duke lënë të plagosur 5 efektivë policie.

Plagosja e efektivëve të Policisë ka ndodhur ndërsa Oruçi, i cili ishte shpallur në kërkim po largohej nga vendngjarja.

Abedin Oruçi ishte shpallur në kërkim pasi akuzohej nga Prokuroria për 3 vepra penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, ” Kanosja për shkak të detyrës” si dhe ndërtim pa leje.