Një 62-vjeçar është arrestuar nga policia e Tropojës pasi kanosi me armë zjarri kushëririn e tij.

Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale Z.A., banues në fshatin Kasaj, i cili dyshohet se për motive të dobëta, kanosi 57-vjeçarin me iniciale R. A., banues në fshatin Kasaj.

Uniformat blu po vazhdojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe gjetjen e armës.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale "Kanosja" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit".