Një 45-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Fierit pasi në stanin e tij kishte mbjellë kanabis.

Nga burimte zyrtare mësohet se bazuar informacionet e marra në rrugë operative, u evidentuan bimëve narkotike në fshatin Vreshtaz, Njësia Administrative Cakran.

Në vijim të veprimeve, u arrestua në flagrancë shtetasi me inicialet A.M, ndërsa bimet narkotike u asgjësuan.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.