Një 40-vjeçar ka mbetur i plagosur me mjete të forta pas një konflikti për motive të dobëta, te zona e njohur si "Astiri" në Tiranë.

Policia e Tiranës njofton se u bë kapja dhe shoqërimi i shtetasit em iniciale R. C., i cili ka lënë të plagosur 40-vjeçarin.

"Rreth orës 10:15, në zonën e “Unazës së Re” pas një konflikti, ka plagosur me mjet prerës një shtetas të moshës rreth 40 vjeç i cili aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve" informoi policia.