Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të kontrolleve masive të territorit, për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, kanë konstatuar një sipërfaqe toke në fshatin Nikël, Krujë, ku ishin kultivuar bimë narkotike cannabis sativa.

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi B. S., 72 vjeç dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit R. L., 26 vjeç, banues në Nikël.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kultivuar bimë narkotike cannabis sativa në një sipërfaqe toke pranë banesës së tyre.

Gjithashtu u proceduan penalisht shtetasit B. D., 54 vjeç dhe H. Xh., 54 vjeç, me detyrë administrator i Njësisë Administrative Nikël dhe kryeplak i fshatit, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.