Një aksident me pasojë plagosjen rëndë të dy personave ka ndodhur në aksin rrugor Bilisht-Kapshticë.

Aksidenti ka ndodhur këtë mëngjes, kur automjeti ka dalë nga rruga duke u aksidentuar.

Policia është në vendngjarje dhe po punon për të zbuluar shkaqet që kanë çuar në daljen e automjetit nga rruga dhe identifikimin e të aksidentuarve.