Një aksident i rëndë rrugor u shënua pasditen e kësaj të marte në aksin Grabjan-Divjakë. Në aksident u përfshinë një automjet tip “Peugeot” dhe një motoçikletë.

Drejtuesi i motoçikletës ishte 71-vjeçari Rauf Coku, i cili mësohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore. Paraprakisht dyshohet se aksidenti u shkaktua prej disa manovrave të gabuara në rrugë nga ana e drejtuesit të motorit.