Redi Popesku, pronari i lokalit Monopol, ku ndodhi masakra e Bllokut më 4 Tetor, është arrestuar rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme.

Popesku mësohet se, është ndaluar me vendim gjykate pasi dyshohet se ka prishur provat duke fshehur armën e Ervis Martinaj dhe ka penguar hetimin në zbardhjen e të vërtetës duke dhënë dëshmi të rreme.

Në lokalin e tij në Bllok më 4 tetor u regjistrua masakra e Bllokut, ku komando Merviol Bilo, vrau Fabiol Gaxhën dhe plagosi Ervis Martinajn dhe Eljo Haton.