Një autobus është përfshirë nga flakët në hyrje të Shkodrës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 'Bahçallëk' dhe drejtuesi i autobusit ka bërë të mundur fikjen e zjarrit.

Fatmirësisht nga incidenti nuk ka të lënduar, ndërsa djegia e autobusit dyshohet se është shkaktuar nga një defekt teknik.

Në momentin e zjarrit ka pasur njerëz të cilët në panik kanë dalë jashtë duke mos pësuar lëndime.