Të tjera detaje janë zbardhur nga ngacmimi seksual i dy të miturave në Durrës.

Mësohet se dy vajzat, njëra 9 dhe tjetra 13-vjeçare kanë lidhje familjare me njëra-tjetrën.

Të miturat kanë qenë bashkë të dyja, kur 56-vjeçari i ka ngacmuar duke iu thënë fjalë të turpshme.

Ka qenë 13-vjeçarja e cila ju ka treguar familjarëve për ngjarjen, këta të fundit më pas kanë bërë denoncimin në polici.

Ndërkohë 56-vjeçari i arrestuar, ka mohuar t’i ketë ngacmuar të miturat ndërsa është shprehur se thjesht ka dashur t’i përshëndesë.