Mesditën e sotme ka humbur jetën një person i paidentifikuar ende në Durrës.

Policia njofton se rreth orës 14:07, viktima i seksit mashkull është futur në det dhe nuk është ndjerë mirë.

Pasi është dërguar në spital ka humbur jetën, dyshohet arrest kardiak. 

Durrës/Informacion Paraprak 

Më datë 19.07.2019,rreth orës 14:07, në lagjen nr.13,Durrës, një shtetas ende i paidentifikuar, i seksit mashkull, rreth 70 vjeç, është futur në det dhe nuk është ndjerë mirë ,ai është transportuar në Spitalin Rajonal Durrës, por ka ndërruar jetë, dyshohet arrest kardiak. 

Grupi Hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.