Nxirret nga gremina në Dukagjin efektivi i RENEA-s, ra nga 200 metra lartësi

09/12/2019 - 13:50

Efektivi i RENEA-s, Bledar Beluli është nxjerrë nga gremina në malin e Zorgjit në Dukagjin. Beluli është nxjerrë përmes ndërhyrjes nga ajri, me helikopter, ndërkohë që prej orës 08:00 e mëngjesit kur u gjet nga banorët, ai qëndroi në pritje. Nga terreni kanë ndërhyrë edhe efektivë të RENEA-s bashkë me FNSH.

Efektivi ka marrë dëmtime të shumta, në dorë, legen, brinjë, ndërkohë që të dyja këmbët nuk mundet që t’i lëvizë. Banorët e zonës, ishin të parët që i shkuan në ndihmë, pasi dëgjuan apelin e tij, dhe bënë thirrje për shpëtimin e tij.

Beluli kishte dalë për alpinizëm në Theth dhe ishte i vetëm në momentin që ra në greminë. Sipas banorëve të zonës, ai kishte ngatërruar rrugën.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një biznesmen 34-vjeçar, pronar i një lokali dasmash, është ndarë në mënyrë të parakohshme nga jeta në Kavajë.

Një 19-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës, pasi dyshohet se ka kanosur me armë një person tjetër.

21-vjçari G. Kokaj është dhunuar me mjete të forta gjatë natës në Lezhë.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët, për kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

KMT kallëzon penalisht për “shpërdorim detyre” katër zyrtarë të Bashkisë së Himarës.

Ndërron jetë një pushuese 69-vjeçare në plazhin e Ksamilit.

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim një person, i cili ka kanosur sot punonjësit e Agjensisë Kombëtare të Bregdetit gjatë ushtrimit të

Dhjetë mijë maska që dyshohet të jenë prodhuar në vendin tonë​​ janë sekuestruar në portin e Ankonës nga Guardia di Finanza.

Autoritetet Gjyqësore Holandeze, konkretisht Prokuroria e Amsterdamit, Holandë, kanë përcjellë një kërkesë për ndihmë juridike, në të cil