Një aksident ka ndodhur pasditen e së dielës në rrugën Lushnje-Berat, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur 7 persona, mes të cilëve 3 fëmijë.

Policia tha se rreth orës 19:50 në vendin e quajtur “Fiershegan”, është përplasur një automjet tip “Benz“ me një tjetër tip “Toyota”.

Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të dëmtuar F.M dhe I.Q që po udhëtonin me “Benz” dhe 5 persona që po udhëtonin me “Toyota”, mes të cilëve 3 fëmijë të mitur 5, 7 dhe 13 vjeç, të cilët ndodhen në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e personelit mjekësor.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të këtij aksidenti.