Një aksident i rëndë ka ndodhur në Lushnje, ku një automjet tip “Fiat” është përplasur me një mur buzë rrugës.

Pasi është përplasur me murin, makina ka vijuar duke u rrotulluar dhe eshte përplasur me një pemë para se të përfundonte me rrota në ajër. Mësohet se i plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Lushnjes.

Nga keqyrja paraprake nga vendngjarja, dyshohet se shkak i këtij aksidenti të ketë qenë një manovër e gabuar parakalimi e shoferit.