Një aksident me një të plagosur ka ndodhur rreth mesnatës në aksin rrugor Lezhë-Laç, ku një automjet është përplasur me trafikndarëset e autostradës.

Si pasojë e përplasjes ka marrë plagë të rënda drejtuesi i mjetit, shtetasi Qazim Hila, që gjendet në urgjencën e Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Shkak për aksidentin mendohet të jetë bërë lagështira në rrugë, si rezultat i rreshjeve të pandërprera gjatë mbrëmjes së djeshme.