Një biznesmen është dhunuar nga persona të panjohur gjatë mesnatës, pranë banesës së tij në Komunën e Parisit, në Tiranë.

Biznesmeni Andrea Zoga është dërguar në spital me plagë në kokë dhe në trup. Sipas dëshmisë së Zogajt, personat që e kanë sulmuar ishin me një makine tip 'Golf'.

Ai ka disa aktivitete në Tiranë, fast food dhe restorante ndërsa mësohet se ka denoncuar edhe më herët kërcënimet ndaj tij por çështja është pushuar në prokurori.