Plagosje me thikë në Dibër, 47-vjeçari qëllon me thikë nipin e tij dhe arrestohet në flagrancë nga policia.

Në qytetin e Peshkopisë, shtetasi A.T, 47 vjeç, banues në Peshkopi, për motive të dobëta ka plagosur me thikë nipin e tij, shtetasin A.T, 39 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Peshkopisë, jashtë rrezikut për jetën.

"Falë bashkëpunimit me qytetarët, të cilët kanë njoftuar në nr 112, policia ka reaguar menjëherë duke parandaluar përshkallëzimin e  konfliktit, i cili mund të kishte pasoja edhe më të rënda. Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë autorin e ngjarjes",– njofton policia.

Grupi hetimor ka  sekuestruar në cilësinë e provës materiale thikën me të cilën autori ka kryer plagosjen. Materialet hetimore do t'i referohen Prokurorisë Dibër për hetime të mëtejshme.