Plagosen me kaçavidë dy vëllezër

Postuar: 16/05/2018 - 11:16

Dy vëllezër kanë mbetur të plagosur të martën në Vlorë, pas një konflikti banal. Në një njoftim për mediat, policia sqaron se ngjarja në fjalë ndodhi në lagjen “Pavarësia”, pranë shkollës së mesme profesionale. Të plagosurit janë dy vëllezërit 18-vjeçar N.A., dhe E.A., banues në Panaja.

Për ngjarjen është vënë në pranga 23-vjeçari Serxhjo Bedinaj, po procedohet penalisht në gjendje të lirë për shkak të moshës i mituri B.B, si dhe është shpallur në kërkim 24-vjeçari M.G.

“Të tre shtetasit e mësipërm, në lagjen “Pavarësia”, pranë shkollës së mesme profesionale, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë një konflikti fizik për motive banale kanë plagosur me mjete prerëse-shpuese (kaçavidë), shtetasit N.A., 18 vjeç dhe E.A., 18 vjeç, (vëllezër), banues në Panaja, Vlorë, të cilët kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në spital dhe aktualisht janë jashtë rrezikut për jetën”, sqaron policia në njoftim ndërsa thekson se po punohet për kapjen dhe ndalimin e 24-vjeçarit të shpallur në kërkim.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Emri i Safet Bajrit, i konsideruar kreu i një prej bandave më të rrezikshme kriminale të Shkodrës, është shfaqur sërish të shtunën në med

Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë një 37-vjeçar një ditë më parë.

Zëvendës ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka zbuluar detaje për operacionin "Oaz", ku u arrestuan 11 persona si pjesë e një bande

Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi rezulton se ishte në kërkim prej disa vitesh.

Po rregullonte mbulesën e kamionit, por në një moment është rrëzuar dhe si pasojë ka përfunduar në spital.

Seksioni për narkotikët ka nisur procedimin penal për tre të rinj të moshës 23 – 25 vjeç në Durrës, nën akuzën e “Prodhimit dhe shitjes s

Shtohen rastet e të moshuarve nga Durrësi që tentojnë t’i japin fund jetës.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër, ku ka ndërruar jetë një prej shoferëve të autoambulancave në spitalin ‘Omer Nishani’.

Një vajzë 23-vjeçare në Durrës, që kujdesej për një fëmijë të vogël, është përballur me një incident, pasi fëmija në fjalë i ka rënë në p

Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi dje në Gjirokastër, ku një punonjës ra nga një lartësi, dhe për pasojë u plagos rëndë, është arrestuar ix