Dy vjet pasi u gjet e vrarë në lumin Po në Itali, autoritetet italiane kanë vënë në pranga një pensionist italian në lidhje me ekzekutimin e shqiptares Lavdije Kruja.

Sipas medieve fqinje, ai është 64-vjeçari Franco Vignati, banor në Chingnolo Po, të Pavias. Sipas mediave italiane, pensionisti akuzohet si autor i

Dyshohet se ai e vrau shqiptaren në shenjë hakmarrjeje ndaj grave, vetëm sepse e kishte lënë partnerja 6 ditë para krimit.

Vrasja e shqiptares u shënua në maj të 2016-s. 40-vjeçarja e divorcuar Lavdije Kruja, nënë e dy fëmijëve, jetonte për vitesh në Itali, ku punonte si kujdestare. Ajo u qëllua me një plumb pas koke dhe u hodh në ujërat e Lambros. Kruja u zhduk më 30 maj dhe trupi i saj u gjet rreth 10 ditë pas krimit, në grykderdhjen e lumit Po në Isola Serafini, pranë Piacenzës.