Policia ka dhënë informacionin zyrtar rreth aksidentit që ndodhi sot në dalje të Klosit, ku një automjet doli nga rruga dhe ra në lumë.

Policia bën me dije se drejtuesi i mjetit “Fiat” fatmirësisht ka shpëtuar dhe nuk ka pësuar asnjë dëmtim.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Ura e Fshatit, në dalje të Bashkisë Klos, shtetasi S.B, banues në Klos, duke drejtuar automjetin tip “Fiat” me targa AA 607 LC, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka dalë nga rruga, duke rënë në lumin Mat.

Shtetasi S.B., ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22.30, datë 06.12.2017, po udhëtonte i vetëm dhe nuk ka pësuar asnjë lëndim, dhe ndodhet në banesën e tij.

Shërbimet e Policisë e kanë marrë njoftimin rreth orës 06:40 të mëngjesit të sotëm dhe ndodhen në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të saj, si dhe po punojnë për nxjerrjen e automjetit nga uji.