Katër persona të maskuar kanë grabitur një banesë mëngjesin e sotëm. Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:15, në banesën e shtetasit me iniciale A.S., në Dobrac të qytetit të Shkodrës.

Familjarët e grabitur, kanë deklaruar se katër persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës kanë marrë rreth 5000 euro dhe janë larguar me një mjet tip "Alfa Romeo".

Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. 

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku po kryen veprimet në bashkëpunim me Prokurorinë.