Goditet dhe dhunohet nga dy persona ende të paidentifikuar avokati Ilia Ilia. Ngjarja ka ndodhur para prokurorisë së Durrësit, në rrethana që ende presin të sqarohen.

DurrësLajm mëson se avokati dyshon se dy personat kanë ardhur në emër të prokurorit Arjan Ndoji. Ata kishin pasur një debat në sallën e gjyqit ditën e djeshme.

"Pas debatit ai më kërcënoi. Pasi të mjekohem po shkoj në polici të bëj denoncimin. Nuk i njihja personat, ata më thanë “ti je Ilia Ilia?”, pasi u thashë po, më qëlluan".