"Rroftë Dako, rroftë PS, aty i qaj hallet".

Kështu ka deklaruar nga salla e gjyqit sot Astrit Avdyli, një nga të arrestuarit si pjesë e bandës së "Avdylajve" në sajë të operacionit të “Vol-Vo 4”.

Para togave të zeza Avdyli u shpreh se Ndokat i ka miq. "I kam njohur në burg. Ndokat i kam miq", tha ai.

Avdyli ka deklaruar se i ka shërbyer kryebashkiakut, pasi ka besuar tek programi i tij dhe i PS. Duke përfshirë më tej emra të njohur të politikës Avdyli tha se më herët i kishte shërbyer ish-kryeministrit Berisha dhe Agron Dukës, por më pas kishte ndërruar krah politik.

"Vangjush Dakos i kam shërbyer. Besoj në programin e tij dhe të PS-së. Me herët i kam shërbyer Berishës dhe Agron Dukës. Por tani kam ndryshuar kah politik. Kam qenë i persekutuar, kam bërë burg politik",  ka pohuar ai.