Një grup personash janë përfshirë në një sherr me grushta e sende të forta mes njëri tjetrit në Shëngjin.

6 persona u përfshinë në sherr dhe ndaj tyre ka nisur procedimi në gjëndje të lirë për veprat penale "Dëmtime të tjera me dashje" dhe "Prishja e rendit dhe qetësisë publike" për shtetasit;

Policia e Lezhës njofton se shtetasit B.P., E.P., B.A., I.P.,E.P., dhe B.A., më datë 31.07.2019, në Shëngjin, për motive të dobëta, kanë dëmtuar njëri-tjetrin duke u goditur me sende të forta.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.