DURRËS, 14 tetor 2014 –  Duke u nisur nga batuta e filmit Kapedani: Sebepi i sherrit është femra, mund të themi se Emiljan Caslli u arrestua nga karabinierët në qytezën e Cerinjloës (Cerignola) në Rajonin e Puljes, për pjesëmarrje në një sherr për shkak të një femre.

6 rumunë,1 femër rumune 32 vjeçare dhe Emiljani po hanin e po pinin në një apartament në Cerinjola. Njëri nga rumunët, i cili që nga gushti 2014 ishte në kërkim për shkak të thyerjes së masës së sigurisë arrest shtëpie,  i pirë tapë ngacmoi rumunen. Që në këtë moment grupi i miqve, që po pinin së bashku, u nda në dy grupe armiqsh. Ata filluan të godisnin njëri-tjetrin me shishe, karrige, thika buke e bishta fshese. Madje duke u përpjekur të qëllonin njëri-tjetrin me një bombul gazi e flakën në rrugë duke rrezikuar një shpërthim gazi me pasoja të rënda. Ndërhyrja e tri makinave me karabinierë, i dha fund sherrit. Emiljani dhe 7 rumunët, pasi u mjekuan për plagët e marra në ambulancën e Cerinjolës, u dërguan në Burgun e Foxhias (Foggia) në pritje të daljes para gjyqit.

/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/