Një bombol gazi ka shpërthyer këtë mëngjes në një banesë në Pogradec, duke shkaktuar probleme të mëdha.

Pronari i godinës 2-katëshe ka marrë djegie dhe është dërguar në spital për të marrë kurim.

Shtëpia është djegur në një masë të konsiderueshme. Në vendngjarje ka shkuar zjarrfikësja, e cila ka shkuar tërësisht flakët.

Po ashtu, në vendngjarje kanë shkuar edhe specilistë, të cilët kanë cmontuar bombulën e gazit, e cila dyshohet se shkaktoi shpërthimin në banesë.

“Në Pogradec, rreth orës 06:30, në lagjen nr.1, ka shpërthyer një bombul gazi në banesën e shtetasit Y. L., rreth 64 vjeç, i cili për pasojë ka marrë dëmtime trupore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Pogradecit”, thuhet në njoftimin e policisë.