Një shpërthim i fuqishëm tritoli ka tronditur Vlorën mbrëmjen e sotme. Mësohet se lënda plasëse është vendosur në shtëpinë e një 36-vjeçari në lagjen e “Centrales”. I riu ka mbetur i plagosur dhe është transportuar në spital në gjendje të rëndë.

Si pasojë e shpërthimit ka pasur edhe flakë, të cilat janë shuar nga zjarrfikësit. Forca të shumta policie ndodhen në zonë, teksa nuk dihen autorët e vendosjes së lëndës plasëse dhe as motivi.