Prokuroria e Posaçme ka goditur shtatë grupe kriminale, të cilat janë hetuar për vrasje dhe trafik të lendeve narkotike.

Në aksionin dhe urdhër-arreset e SPAK, dolën emra të fortësh, nga Emiliano Shullazi, vëllezërit Leonard dhe Erlis Duka, Ervis Martinaj dhe deri tek ish-eksponentë të politikës, një ndër to ish-deputeti Arben Ndoka.

Analisti Arben Meçe, i ftuar në një program televiziv, tha se për herë të parë ka patur një aksion të mirëfilltë, i cili nuk është dekonspiruar dot nga askush. Ai shtoi se këto grupe e kanë origjinën e vet që para dy dekadash dhe si mburojë kanë patur politikën.

“Aksioni është i përbashkët dhe për herë të parë shohim një aksion të pa dekonspiruar. Operacioni ka qenë i suksesshëm në kuptimin e aksionit, nuk po them për dosjen. Këto grupe për pos konflikteve të brendshme mes tyre, kanë krime personale në Shqipëri. Nëse SPAK ka zbardhur një korridor, që lidhet me konfliktin e brendshëm mes tyre, SPAK kam bindjen se ka se ka informacion për ngjarje të tjera. Origjinën e vet e kanë 20 vjet përpara. Janë grupe, që janë konsoliduar me influencë politike.”, theksoi ai.