Një 24-vjeçar është arrestuar nga efektivët e komisariatit numër 4 në Tiranë.

Sipas komunikatës nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ngjarja është regjistruar mesditën e 19-majit.

A.,A., 24 vjeç dhe shoku i tij D. A., 21 vjeç, të dy banues në Tiranë kanë kanosur një 44-vjeçar.

Dyshohet se ngjarja është regjistruar për motive të dobta.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin A. A., 24 vjeç, si dhe proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasin D. A., 21 vjeç, të dy banues në Tiranë. Ditën e djeshme, rreth orës 12:30, në rrugën “Hoxha Tahsim”, shtetasi A. A., dyshohet se, për motive të dobëta, ka kanosur shtetasen G. T., 44 vjeçe, ndërsa shtetasi A. A., ka kanosur dhe ka goditur me sende të forta shtetasin K. D., i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.