Gjykata e shkallës se parë të rrethit gjyqësor Vlorë ka dhënë masën e sigurisë  ‘Arrest me burg’ për 26-vjeçarin Emiljano Likaj.

Ky i fundit nga veprimet hetimore dyshohet se ka qenë drejtuesi i mjetit lundrues, skaf, me të cilin migrantët nga vendet e treta do te largoheshin në drejtim të shtetit italian më 8 janar 2021.

Seanca gjyqësore u drejtua nga gjyqtarja Herila Çela dhe prokuror Hyrjet Lamaj.

Dy javë më parë policia ka vënë në pranga dy persona përgjegjës për strehimin e shtetasve të huaj emigrant përkatësisht pronarin e një hoteli në Tiranë dhe pronarin e një banesë në fshatin Trevllazër, Vlorë. Edhe për këta dy persona është dhenë masa arrest ne burg.