Të shtënat me armë zjarri, plagoset i riu. Policia jep detajet e para

14/03/2019 - 22:49

Mbrëmjen e sotme, në rrugën “Gjin Kuqali” në Tiranë, ka patur një përplasje me armë zjarri, ku për pasojë ka patur një të plagosur.

I plagosuri E.K. 26 vjeçë ka marrë plumb në këmbë dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Sipas njoftimit paraprak të Policisë së Tiranës, ka patur një shkëmbim zjarri mes dy makinave, ndërsa nuk dihet ende nëse i riu i plagosur është përfshirë në konflikt apo jo.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 21:50, në zonën e Komunës së Parisit, është plagosur me armë zjarri (në këmbë), në rrethana ende të paqarta shtetasi E.K, 26 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Policia italiane ka arrestuar një 36-vjeçar shqiptar pasi u kap me 85 gramë kokainë.

Policia spanjolle ka arrestuar një shqiptar dhe një grua nga Irani pasi tentuan të udhëtonin me avion nga Malaga në Londër duke përdorur

Një 26-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka plagosur të ëmën dhe një person tjetër në Vlorë.

Gjykata e Tiranës la në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për protestuesin Marash Qerimi, i arrestuar dy ditë më parë.

Gjykata për Krimet e Rënda ka refuzuar kërkesën e pestë për lirim nga qelia të Altin Avdylit, i arrestuar si pjesë e grupit të Avdylajve.

Policia ka arrestuar 4 persona në Tiranë për trafikim droge, ndërsa 2 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.

Policia e Shtetit ka arrestuar një 28-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Dy persona kanë mbetur të plagosur teksa po peshkonin me lëndë plasëse në Sarandë.