Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak, ndaluan 2 shtetas si dhe nisën procedimin penal ndaj dy të miturve, pasi akuzohen për një vjedhje të mbetur në tentativë.

U ndaluan: A. V., 19 vjeç dhe D. M., 27 vjeç, banues në Sallmone, Flakë.

Si dhe u proceduan në gjendje të lirë shtetasit e mitur A. V., 14 vjeç dhe E. Ç., 17 vjeç, banues në Sallmone.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në datat 28.03.2020 dhe 21.06.2020, dyshohet se kanë tentuar të vjedhin në një shtypshkronjë në pronësi të shtetasit R. Z.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Vjedhja e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim” dhe “Shtytja e të miturve në krim”.