24 orët e fundit në akset rrugore të Durrësit janë regjistruar 3 aksidente, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur 4 persona.

Aksidentet janë regjistruar në unazën Plepa-Shkozet, në plazh dhe në Maminas.

Njoftimi i policisë:

  1. Më  datë  15.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë, Durrës, për shtetasin S. B., vjeç 60, banues në Has, Kukës, pasi rreth orës 23:30, në lagjen nr.14, në unazën Plepa-Shkozet, duke drejtuar mjetin tip “Volksvagen”, është  përplasur me  mjetin tip “BMV”, me drejtues R. B., vjeç 29, banues në Durrës, ku për pasojë janë aksidentuar pasagjeret A. Ç.,  dhe  S. D., vjeç 23 e  23, banuese në Durrës, të cilat ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal. 
  2. Më datë 14.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës, për shtetasit F. M., dhe S. N., vjeç 50 e 29, banues në Durrës, pasi  rreth orës 11:10, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, në kryqëzim, F. M., duke drejtuar mjetin tip “Golf”, është përplasur me motoçikletën tip “Honda”, me drejtues S. N., për pasojë është aksidentuar e ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve drejtuesi motorit. Neni 290 i Kodit Penal.
  3. Më datë 14.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës, për shtetasin  T. D., vjeç 31, banues në Durrës, me leje drejtimi, pasi rreth orës 14:00, në Maminas, duke drejtuar mjetin tip “Pezho”, ka dalë nga rruga, ku dhe për pasojë është drejtuesi i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.