50-vjeçari Bernard Uka i cili u vetëplagos rreth orës 11:55 paraditen e sotme në Tiranë, ka ndërruar jetë në spital për shkak të plagëve të rënda.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht në banesën e viktimës në rrugën "Xhorxh Bush", përballë godinës së Kuvendit të Republikës së  Shqipërisë. 

Mësohet se viktima qëlloi veten me armën e shërbimit të bashkëjetueses së tij, e cila është efektive policie pranë komisariatit Nr.1 në kryeqytet.

Shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes janë të paqarta, teksa grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur motivet.