Gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar sot kërkesën e Prokurorisë, për ligjërimin e akt-marrëveshjes për të dënuar me 10 vite burg Mikel Shallarin, personin që vrau komisarin Artan Cuku dhe u kthye në bashkëpunëtor të drejtësisë pasi rrëfeu emrin e porositësit e bashkëpunëtorët e tjerë në këtë ngjarje.

Shallari, ekzekutori i kryekomisarit rrëfeu se njeriu që e pagoi për vrasjen e Cukut është Bledar Jambelli, i shpallur në kërkim policor dhe dyshohet se fshihet jashtë Shqipërisë. Ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Artan Cuku është ekzekutuar me armë më 8 Prill 2017 përpara pallatit të tij në “Rrugën e Kosovarëve” në Tiranë.