Avokati mbrojtës së familjes së studentes së ndjerë Eleni Topalidhu ka deklaruar se "po mundohen të krijojnë një klimë në favor të 21 vjeçarit grek nga Rrodhosi dhe në dëm të 19-vjeçarit shqiptar." 

Në njoftimin e tij avokati thekson se "ditët e fundit, ne kemi mbetur të befasuar nga rrjedhja selektive e dokumenteve të ndryshme në dosjen e çështjes. Kjo tregon se "disa" po përpiqen të krijojnë një klimë në favor të njërit prej dy të pandehurve, përkatësisht të banorit grek nga Rodhos, prindërit e të cilit janë njerëz me peshë në botën e  shoqërisë dhe biznesit në ishull. Zyra jonë mbajti që në fillim një qëndrim asnjëanës dhe kjo gjë u keqinterpretua dhe solli si pasojë përpjekjen e disave për të krijuar një klimë tjetër".

Avokati i familjes Topalidhu reagoi pas lajmit të përhapur se në hekurin e përdorur për vrasjen e Elenit u gjetën shenjat e gishtërinjëve vetëm të 19-vjeçarit shqiptar. Ndërkohë që në hekurin që u nxorr nga uji dy ditë pas vrasjes nuk ishin gjetur shenja gishtërinjsh.

Për të ndaluar fenomenin e rrjedhjes së lajmeve të tilla hetuesit e çështjes vendosën që të dy avokatët mbrojtës të njoftohen vetëm një herë në muaj në lidhje me dosjen e çështjes.

Një gjë e tillë sipas deklaratës së avokatit të familjes Topalidhu do të bëjë të mundur që të ketë një vendim sa më të drejtë pavarësisht nga mundësia që kanë disa për të ndikuar mbi të.