Një ngjarje e rëndë tronditi që në orët e para të mëngjesit të sotëm kryeqytetin, ku 44-vjeçari Alket Arapaj punonjës i Gardës së Republikës vrau me armën e shërbimit bashkëshorten e tij, Ervilma Seferi, 36-vjeçare.

Ngjarja ndodhi sot rreth orës 06:00 në banesën e çiftit në Allias, ndërsa motivet që e kanë shtyrë këtë të fundit të ndërmarrë aktin e rëndë janë ende të paqarta.

Alketi është babai i një vajze dhe rezulton që si ai ashtu edhe bashkëshortja të kenë qënë besimtarë myslimanë. Në një postim kjo e fundit shfaqet edhe e mbuluar me shami. Vetë Alketi në Facebook poston shumë shprehje fetare dhe falënderime për Allahun.