Një zjarr është vënë re këtë të mërkurë në një apartament te një pallat në lagjen nr. 5 të Durrësit.

Banorët e pallatit kanë lajmëruar shërbimin zjarrifkës pasi kishin parë tymin që dilte nga dritarja e apartamentit, ku jetonte një e moshuar që vuante nga skleroza.

Forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje dhe pas ndërhyrjes, kanë bërë të mundur nxjerrjen jashtë të gruas së moshuar.

Mësohet se ata e kanë dërguar në urgjencën e spitalit, për të parë nëse ka probleme nga asfiksia apo jo.

Ndërkohë që shërbimi zjarrfikës ka shuar zjarrin në banesë, eskpertët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.